Ulja e çmimit, mosshitja e produktit si dhe mungesa e fuqisë punëtore janë shkaqet që fermerët në Fier të reduktojnë hapësirat për mbjelljen e bostanit.
Sipas tyre, këtë vit kanë mbjellë më pak këtë frut, sepse vitet e tjera kanë dalë me humbje dhe kjo i ka detyruar të ulin prodhimin.
Fermerët theksojnë se do ikin sërish në emigrim, pasi jo vetëm nuk po marrin paratë që kanë investuar, por po falimentojnë. Shkojnë edhe më tej duke deklaruar se çmimi i perimeve para zgjedhjeve u rrit, dhe pasi përfunduan ato, u ul sërish duke sjellë humbje në xhepat e tyre.
Deklaratat e fermerëve:
Nga pesë hektar, 2 hektar kam mbjellë, dola me humbje dhe sivjet kam mbjellë më pak. Nuk ka më forcë punëtore.
Kam futur në punë fëmijët e mi se s’ka të rinj, kanë ikur.
Jam kthyer nga emigrimi, kam mbjellë bostan e kam dalë me humbje, është hera e fundit që mbjell, vetëm se kam marrë tokat me qira.
Do iki jashtë. Humbur shpresat, s’kam parë ndihmë nga shteti.
Domatja dhe sallatori dështuam, kemi marrë tokë me qira. Kanë harxhuar shumë më shumë se 10 mln, mbollen shalqi por nuk morën asgjë. E sivjet më keq. Çmimet u ngritën para votimeve, tani pas votimeve u ulën. Po bien sipërfaqet e mbjella dhe djali do iki jashtë se nuk kemi ndihmë nga shteti.
Kemi dalë me humbje vitin e kaluar nga bostani.
Kam mbjellë pak sivjet, sa për vete, 1 dynym.
Vitet e kaluara kanë qenë më shumë të mbjellat.
Janë reduktuar të mbjellat në të gjitha kulturat.
© SYRI.net