Aktivistja Sidorela Vatnikaj, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, tek sa foli për fenomenin e shtrimit të divorceve në vend, ngriti shqetësime të forta mbi trajtimin e grave dhe nënave single në Shqipëri, duke theksuar mungesën e mbështetjes institucionale dhe përhapjen alarmante të dhunës në familje.
Sipas Vatnikajt, rastet që raportohen për divorcet sot nuk kanë më të bëjnë me “mospërputhje karakteri” siç shpesh është perceptuar më parë, por me dhunë të vazhdueshme fizike, emocionale dhe ekonomike ndaj grave.
Ajo kritikoi ashpër qëndrimin e shtetit, duke thënë se institucionet nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur çështjeve të familjeve të divorcuara dhe të fëmijëve që rriten në këto kushte.
Një nga problematikat më të mëdha që ajo evidentoi lidhet me pagesat për nënat single, të cilat sipas saj janë jashtëzakonisht të ulëta, duke treguar një mungesë totale kujdesi për sigurinë fizike dhe ekonomike të tyre.
“Shteti duket sikur i ka braktisur. Duhej të ishte ai i pari që do t’i mbronte nga agresorët, por nuk ka ndodhur kështu”, u shpreh Vatnikaj.
Duke u ndalur te dhuna ndaj grave, ajo theksoi se vetëm vitin e kaluar, në Shqipëri është vrarë një grua çdo 17 ditë. Shifra tronditëse që tregon për një situatë alarmante.
“Imagjinoni sa gra janë rrahur fizikisht, sa vrasje nuk i kemi marrë vesh fare, sepse shpeshherë ato raportohen si vdekje natyrale ose nuk raportohen fare”, tha ajo.
Për më tepër, aktivistja denoncoi faktin se në disa qytete apo zona rurale, dhuna dhe madje edhe vrasja e grave shihet ende si një “e drejtë” e burrit, duke mos u trajtuar seriozisht as nga komuniteti, as nga ligji.
Vatnikaj: Tanimë na vijnë raste jo më në atë që kuptohet në zhargon si mospërputhje karakteri, por në fakt prej dhunës së vazhdueshme fizike, emocionale, ekonomike etj.
Sigurisht nuk mendoj që është një investim pozitiv duke pasur parasysh mungesën e rëndësisë që i kanë dhënë institucionet shtetërore rasteve të familjeve të divorcuara dhe të fëmijëve që vijnë nga këto familje të divorcuara.
Një problematikë shumë e madhe që ne kemi hasur vjen në lidhje me pagesat për nënat që janë nëna single në këtë rast, që është jashtëzakonisht e ulët, kemi një mungesë kujdesi për to, për sigurinë e tyre fizike.
Shteti duket sikur i ka braktisur, dmth shteti i cili duhej fillimisht t’i mbronte nga agresorët…
Në Shqipëri rrihen dhe vriten, për shembull në vitin e kaluar çdo 17 ditë një grua shqiptare është vrarë në Shqipëri.
Imagjino sa gra janë rrahur fizikisht, sa vrasje ne s’i kemi marrë vesh fare sepse shpesh herë ato raportohen si vdekje për shkaqe natyrore ose as nuk raportohen.
Dhe fatkeqësisht në disa qytete apo fshatra përcaktohet si një e drejtë e burrit për ta bërë, pra edhe vrasja nuk është ndonjë problem shumë i madh.
© SYRI.net