Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

SYRI TV/ Helmimi me salmonelë, 17 fëmijë të infektuar! Mbyllet kopshti nr.1 në Gramsh, prindërit në protestë

15:14, 26/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shkon në 17 numri i fëmijëve të helmuar nga ushqimi i infektuar me salmonelë në kopshtin Nr.1 në Gramsh. Disa prindër protestuan para kopshtit, duke u shprehur se të vegjlit e tyre kanë pasur pasoja të rënda shëndetësore për shkak të helmimit nga Salmonela. Gjatë protestës ata kërkuan hetim dhe ndëshkim të të gjithë përgjegjësve për helmimin e fëmijëve. Por teksa zhvillohej protesta para kopshtit, pak metra më tutje kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi, ka sulmuar më fjalor të ulët prindërit që denoncojnë skandalin, duke i cilësuar si palaço.

Syri TV

Shkon në 17 numri i fëmijëve të mitur të helmuar nga salmonela në kopshtin publik nr.1 të bashkisë Gramsh. Deri më tani janë marrë 79 monstra për kryerjen e analizave, nga ku ka rezultuar se të paktën 17 fëmijë janë helmuar nga bakteri i rrezikshëm i salmonelës, i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm në mishin e pulës që është konsumuar nga fëmijët në kopsht.

Teksa kopshti është i mbyllur prej disa ditësh, dhjetëra prindër të fëmijëve të prekur që janë helmuar nga ushqimi me salmonelë, kanë protestuar duke treguar detaje të rënda nga gjendja shëndetësore e fëmijëve të tyre, ku shumë të mitur vijojnë të kenë ende pasoja në shëndet.

Prindërit kërkuan hetim të thelluar dhe ndëshkim të përgjegjësve, që kanë lejuar që në kopshtin publik t’u shërbejë fëmijëve ushqim i infektuar me salmonelë, duke rrezikuar seriozisht jetën e fëmijëve.

Por teksa prindërit protestonin para kopshtit, pak metra më tutje kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi, ka sulmuar më fjalor të ulët prindërit që denoncojnë skandalin, duke i cilësuar si palaço.

Ndërkohë prindërit thonë se shteti ka qenë inekzistent dhe ka heshtur përballë kësaj situate alarmante që vë në rrezik fëmijët e tyre. Madje janë përpjekur dhe ti intimidojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco