Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

SYRI TV/ Ankesat e Komunitetit Rom në Shkodër: Nuk kemi ujë të pijshëm dhe energji!

15:44, 23/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Banorë të komunitetit Rom në Shkodër, ankohen se nuk kanë ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Janë rreth 30 familje që jetojnë në zonën e Tepes, të cilët përballen me vështirësi të shumta, ndërsa thonë se nga pushteti lokal nuk kanë asnjë ndihmë.

Më keq se ishin më parë. Kështu mund të përkufizohet situata për banorët e komunitetit rom në qytetin e Shkodrës. Të zhvendosur pranë zonës së Tepes, banorët e këtij komuniteti ankohen se janë pa ujë dhe drita.

Askush nga pushteti lokal nuk kujtohet për këtë shtresë, teksa bëjnë apel për më shumë mbështetje, pasi jetojnë në kushte të vështira...

Janë rreth 30 familje që përballen me mungesë të gjërave elementare edhe pse jemi në vitin 2025 dhe qeveria shqiptare pretendon të futet në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco