Ndryshe nga sa trumbeton kryeministri Edi Rama për pension 300 euro, që çdo I moshuar merr në Shqipëri, realiteti është krejt ndryshe. Kronika në vijim sjell panoramën e dhimbshme të një pensionisteje, e cila për të siguruar jetesës del të punojë në kryeqendrën e Shqipërisë, në vend që të gëzojë pensionin e mbi 50 viteve punë.
Syri TV
E gjen duke ngrënë me bukë në dorë, edhe pse është e vetëdijshme që për moshën që ka duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të gëzojë pensionin e një jete të tërë në punë, për këtë të moshuar kjo është thjesht një ëndërr. Realiteti është krejt ndryshe.
Me mbi 50 vite punë në kurriz, kjo e moshuar nuk ka frikë të punojë sërish për të siguruar jetesën, pasi pensioni që merr, ndryshe nga sa trumbeton kryeministri Rama, nuk mjafton për të mbuluar shpenzimet mujore.
Zonja shprehet se është edhe shëndet ligë, ndërsa paratë që merr nuk i mjaftojnë për të siguruar ilaçet, pasi ato që rekomandojnë mjekët dhe që ajo duhet t’i përdorë nuk janë në listën e rimbursueshme.
Ashtu sikurse shumë pensionistë të tjerë, edhe për të, fëmijët janë shpresa për të përballuar jetesën e vështirë në kryeqendrën e Shqipërisë, pasi kryeministri Rama dhe bota e tij e shifrave që nuk korrespondojnë me realitetin, ka menduar vetëm si t’ia rëndojë.
© SYRI.net