Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kryeministri në largim rrit pensionet/ Ja si vepron një shtetar i përgjegjshëm

Kryeministri në largim rrit pensionet/ Ja si vepron një shtetar i përgjegjshëm

13:03, 30/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka një shifër tronditëse që ekspozon më së qarti atë që ka ndodhur gjatë qeverisjes së Edi Ramës në 12 vite.

Në vitin 2013, pensionistët në Mal të Zi paguheshin mesatarisht më pak se pensionistët shqiptarë.

Sot ata paguhen tre herë më shumë pensionistët shqiptarë, duke marrë 450 euro pension mesatarisht.

Nëse ka një shtresë që është nëpërkëmbur në mënyrë çnjerëzore nga qeveria e Edi Ramës, ata janë të moshuarit.

Por nëse doni të kuptoni se si sillet një shtetar i përgjegjshëm ndaj pensionistëve, shihni se çfarë ndodh në Gjermani.

Sot mediat e këtij vendi lajmërojnë se kryeministri në largim, Olaf Scholz ka firmosur për rritjen e pensioneve në vend.

Rritja do nisë nga 1 korriku.

Pensionistët do përfitojnë nga 1 korriku i këtij viti një rritje prej 3.74 përqind.

Në këtë mënyrë, pensionistët do marrin një shtesë mesatare prej 66 eurosh në muaj për një pension mesatar rreth 1800 eurosh.

Por pensionet janë rritur rregullisht. Në vitin 2024 u rritën me 4.57 përqind në mbarë vendin dhe në vitin 2023 u rritën 4.39 përqind në perëndim dhe 5.86 përqind në lindje të vendit.

BILD raporton se gjithashtu, pensionet indeksohen rregullisht në bazë të një formule.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco