Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Parashikimi i motit për sot, 26 prill 2025/ Vranësira,dhe reshje në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për sot, 26 prill 2025/ Vranësira,dhe reshje në të gjithë vendin

07:23, 26/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Territori shqiptar pritet të ndikohet nga një rënie e lehtë e vlerave barike, duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve në shumicën e zonave të vendit. Reshjet do të jenë më intensive në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë, ku priten rrebeshe shiu të shoqëruara me mundësi për breshër lokal.

Në vijim të ditës, moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira dhe shira të dobët në mbarë territorin, ndërsa zonat juglindore do të përjetojnë rrebeshe të shkurtra dhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes edhe gjatë mesditës. Vlerat minimale do të shënohen në qytetin e Peshkopisë me 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 23°C në qytetin e Kuçovës.

Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, me shpejtësi që do të kapërcejë 50 km/h nga drejtimi verior. Si pasojë, në brigjet detare parashikohet dallgëzim i moderuar, me forcë 3 deri në 4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco