Në Ambasadën e Vatikanit në Tiranë vijojnë homazhet për Papa Françeskun. Figura e tij është nderuar nga personalitete të shumtë, mes tyre një grup përfaqësuesish nga ish-të përndjekurit Politikë të Shqipërisë, të cilët kryen homazhe duke çmuar kontributin e Papës, e duke vlerësuar mbështetjen që Papa Francesku ka treguar ndaj tyre.
Vijojnë homazhet për Papa Françeskun në Ambasadën e Vatikanit në Tiranë. Personalitete të shumtë kanë shkuar për të kryer homazhe në nder të tij, mes tyre edhe një përfaqësi nga ish-të përndjekurit Politikë të Shqipërisë.
Besim Ndregjoni çmoi kontributin e Papës, duke vlerësuar e kujtuar edhe pritjen që i bëri ish-të përndjekurve në Vatikan më 25 tetor 2023, ku e njohën me krimet makabre të komunizmit.
Ish-të përndjekurit politikë vlerësuan mbështetjen që Papa Francesku ka treguar ndaj tyre, duke i kryer nderimet në homazhe e duke lënë shënime për veprat e tij në këtë botë.
© SYRI.net