SYRI TV/ Rritet numri i divorceve në Korçë, shkak emigracioni

14:16, 15/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emigracioni, vështirësitë ekonomike si dhe dhuna janë shkaqet kryesore te rritjes së divorceve ne Korçë.

Në Gjykatën e këtij qyteti gjatë vitit 2024 ka  regjistruar 750 raste, gati dy herë më shumë se një vit më parë. Sipas ekspertëve shumë nga çiftet që kërkojnë zgjidhjen e martesës kanë jetuar për një periudhë të gjatë jashtë vendit, ku largësia dhe mungesa e stabilitetit ekonomik kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet e tyre.

Një shqetësim i madh mbetet dhuna në familje, veçanërisht ndaj grave. Statistikat tregojnë se në rreth 90% të rasteve kur kërkesa për divorc vjen nga gratë, arsyeja kryesore është dhuna

Ky trend nuk prek vetëm çiftet e reja. Edhe bashkëshortë në moshë të madhe, pas vitesh bashkëjetese, po zgjedhin të ndajnë rrugët, duke e konsideruar marrëdhënien të përfunduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco