Këto pamje tregojnë situatën alarmante përsa i përket gjëndjes së ujit që rrjedh në ccezmat e qytetarëve në lagjet e Tiranës. Filtrat e ujit, sipas qytetarit që ka denoncuar rastin për gazetarin e SYRI TV, Bled Marku, janë nxirë nga ndotja e ujit. Sipas denoncimit, bëhet fjalë për në zonën e Liqenit në Tiranë.
‘Përshëndetje i nderuar!
Në lidhje me ujin e ndotur dje dhe sot në Tiranë, po ju dërgoj fotot e filtrave të shtëpisë time tek zona e Liqenit.
Filtrat kanë vetëm një javë që janë vënë dhe dje u nxinë komplet. Thuhet që uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, uroj të mos jetë e vërtetë’, shkruan qytetari.
Ndërkohë, një tjetër denoncim është bërë edhe nga një qytetar, i cili tregon dëmtimin e tubacioneve të ujit të pijshëm në rrugën ‘Fadil Rada’.
‘Këto tubacione të dëmtuar të ujit të pijshëm ndodhen në rrugën ‘Fadil Rada’. Mundësisht të ndërhyet sa më parë. Flm!’, shkruan
© SYRI.net