Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

SYRI TV/ Drejt 'shuarjes' fshati Vanistër në Dropull, banorët: Këtu kanë mbetur vetëm pleq

12:36, 10/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanistra është një nga fshatrat e Dropullit, që shumë shpejt do të ngjajë më shumë me një zonë muzeale se sa të banuar. Sot në këtë fshat jetojnë vetëm 30 familje nga më shumë se 150 që jetonin pak vite më parë. Të mbeturit ende janë të gjithë të moshuar.

Pamja që të ofrohet në rrugicat e këtij fshati është e trishtë, qëndra e fshatit e boshatisur, dyer të kycura, të moshuar që vështirë se gjen në oborrin e ndonjë banese.

Ata pak të moshuar që janë ende aty, shprehen se dikur ky fshat gumëzhinte nga zërat e fëmijëve e ndërsa sot ka pllakosur heshtja.

Pensionet e ulëta u krijojnë vështirësi në sigurimin e të gjitha kushteve të jetesës, ndërsa problem kryesor për ta është mungea e kujdesit.

Qarku i Gjirokastrës është një ndër qarqet me të prekur për sa i përket emigrimit dhe migrimit. Normat e larta të vdekjeve, largimeve dhe rënia e lindjeve po e çojnë Gjirokastrën drejt shuarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco