SYRI TV/ Rruga e fshatit Mabe e degraduar, banorët: Në rrugë nuk është investuar, na ka vështirësuar jetesën

14:04, 02/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga që lidh fshatin Mabe në Lezhë me Barbullushin në Vau Dejës është e degraduar, pasi nuk ka parë asnjëherë dorën e investimeve.

Banorët thonë se mungesa e infrastrukturës ju ka vështirësuar jetesën, duke penalizuar dhe sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë nga i cili e kanë të varur jetesën shumë familje.

Shqetësim për banoret e Mabës është edhe mungesa e ujit të pijshmën, ndërsa premtimet për investime kanë ngelur vetëm fjalë boshe.

Pavarësisht shqetësimit të vazhdueshme të banoreve, ky segment rrugor që lidh Maben me Barbullushin nuk është në planin e investimeve të Bashkive Lezhë dhe Vau Dejës as për vitin 2025.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco