Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ Banorët e Kaçinarit: Të anulohet projekti i HEC-eve, po na shfrytëzojnë tokën dhe ujin

22:44, 01/04/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Kaçinarit i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, që të anulohet projekti i ndërtimit të HEC-eve. Në takimin që kanë zhvilluar me kryebashkiakun, banorët kanë treguar se ky projekt po u grabit tokat dhe po u merr ujin. Mëlyshi, pas bisedës me banorët, ka shprehur gatishmërinë për të gjetur një zgjidhje të kësaj situate.

SYRI TV

Pas protestës, banorët e Njësisë Administrative të Kaçinarit kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Mirditës, Albert Mëlyshi, ku i kanë kërkuar anulimin e projektit për ndërtimin e HEC-eve, pasi firma po u grabit pronat, ndërsa po u merr të vetmin burim jetese, ujin. Ata kërkuan marrjen e masave, pasi në të kundërt, pronat do t’i mbrojnë me vetëgjyqësi.

Kryebashkiaku Mëlyshi shprehu gatishmërinë për të ndërmjetësuar mes banorëve dhe autoriteteve përkatëse për të gjetur një rrugëzgjidhje.

Por në fund të bisedës, njëra nga banoret ka denoncuar kërcënimet që i janë bërë nga persona të armatosur. Në mbështetje të banorëve ishte edhe kryebashkiaku Mëlyshi, duke i kërkuar policisë që të jetë në mbrojtje të banorëve.

Banorët, prej 9 vitesh, kundërshtojnë me forcë ndërtimin e HEC-eve në zonën e Kaçinarit, duke vijuar me beteja të shumta ligjore, por ende pa zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco