VIDEO-SYRI TV/ 70 familje në Memaliaj pa energji, banorët: Prej vitesh OSHEE nuk kryen investime

15:48, 30/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhjetëra familje në fshatin Anvjosë të bashkisë Memaliaj, kanë  mbetur pa energji elektrike. Amortizimit të linjave elektrike si dhe reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, kanë bërë që familjet në këtë fshat të jenë në terr. Ndonëse janë ankuar pranë OSHEE, deri më tani  nuk është ndërhyrë për përmirësimin e linjave të transmetimit.

Nga SYRI TV

Sa here ka reshje shiu apo fryn pak ere e gjithë zona ngelet pa energji elektrike.

Rrjeti i transmetimit të energjisë në këtë fshat është degraduar tërësisht, ndërsa prej vitesh askush nuk ka vënë dorë për të investuar.

Këtë shqetësim e ka përcjellë edhe kryeplaku i fshatit i cili pohon se ky problem duhet te zgjidhjet sa me shpejt, pasi për shkak të linjave të amortizuara, banorët i druhen edhe kontaktit me përcjellëset elektrik.

Një tjetër banore i Anvjoses tregon se ngeli disa dite i izoluar ne banesën e tij pasi tek dera e jashtme e banesës ishte rrezuar një tel energjie qe ju rrezikonte jetën

Edhe pse ne vitin 2025, linjat e amortizuara të energjisë elektrike janë një problem shqetësues i vazhdueshëm për të gjitha zonat rurale të Qarkut Gjirokastër e megjithatë askush nuk ka vendosur dorë.

Kujtojmë që disa ditë më parë ranë në pranga 10 persona, punonjës të OSHEE-së së Gjirokastrës nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, duke kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike apo duke shpërdoruar bazën materiale nga magazina qendrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco