Bullzimi është kthyer në një fenomen të përhapur dhe problematik edhe ne shkollat e Shkodrës.
Psikologu Fatjon Taipi thotë se ka një tendencë në rritje të raportimit për bullzimin veçanërisht nga gjimnazistët. Ndërkaq, një formë e përhapur e bullzimit është edhe ai kibernetik.
Rreth 18% e nxënësve kanë përjetuar bullizëm gjatë vitit 2024 në shkollat e Shkodrës. Shifra bëhet e ditur nga psikologu Fatjon Taipi, i cili e konsideron alarmante. Shfaqja e bullizmit bëhet edhe përmes teknologjisë e rrjeteve sociale, ku 43% e formave të bullizmit është ai kibernetik.
Sipas psikologut, familja shqiptare nuk ka kompetencat e duhura për të kuptuar se çfarë ndodh kur fëmija lundron në botën e internetit.
Më tej, psikologu Taipi bëri me dije se ka një tendence në rritje të raportimit për bullizmin, sidomos nga gjimnazistët.
Psikologët pohojnë se bullizimi në shkolla është bërë më i dukshëm kohët e fundit.
© SYRI.net