Lagjia e Hatillarëve në fshatin Moravë në gjendje mjerane dhe në harresë totale nga bashkia,.Banorët:-"Jetojmë në kushte skandaloze,mes baltës e llucës dhe pa kanalizime".
Lagjia e Hatillarëve në fshatin Moravë të Beratit është lënë në harresë totale nga pushteti vendor.
Të gjitha rrugët e kësaj zone nuk kanë parë asnjë investim në 30-vite, duke i shndërruar ato në pellgje me baltë e llucë.
Situata për banorët e zonës paraqitet problematike, jo vetëm gjatë stinës së verës për shkak të pluhurit dhe erës së keqe të fekaleve por edhe në dimër kur në ditët me shi rrugët mbulohen nga uji.
Vetë banorët shprehen se kjo situatë vijon të jetë e njëjtë prej 30-vitesh dhe sipas tyre bashkia nuk ka vënë asnjëherë dorë për ta ndryshuar gjendjen e krijuar.
© SYRI.net