Sipërmarrja private shqiptare dhe komuniteti shoqërisë civile kanë qenë gjithmonë prioritet në atë çfarë bëjmë!
Fondacioni Albanian Besa Capital (Fondacioni ABC) është një institucion i krijuar në vitin 2008 si një organizëm jofitimprurës, i cili operon si mekanizëm në mbështetje të sipërmarrjes private, veçanërisht të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri. Fondacioni ABC lindi si nevojë për t’ju përgjigjur kërkesave të komunitetit të biznesit për rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të tyre teknike dhe manaxhuese, si dhe të përfshirjes aktive në iniciativa dhe projekte zhvillimi, të ndërmarra në partneritet me aktorët e ndryshëm në shërbim të biznesit.
Prej vitit 2010, Fondacioni ABC ka ndërmarrë dhe realizuar mjaft iniciativa specifike në mbështetje të sipërmarrjes private, biznesit dhe shoqërisë civile shqiptare, ku janë ofruar periodikisht programe dhe projekte, prej të cilave përfitojnë në formën e “grantit” ose/dhe të bashkëfinancimit shoqëria civile, sipërmarrësit shqiptar dhe komuniteti i biznesit. Këto projekte adresohen plotësisht në funksion të nevojave specifike, të cilat kanë dhe do të kenë vetë subjektet/organizatat, si ato private ose publike.
Fondacioni ABC është udhëhequr nga misioni i tij social për nxitjen dhe mbështetjen e sipërmarrjes vendase, shoqërisë civile dhe grupeve vulnerabël. Duke besuar plotësisht në vlerat e misionit dhe të shërbimeve që Fondacioni ofron, për periudhën Mars 2025 janë hapur 3 (tre) thirrje për projekt propozime si më poshtë:
1. Thirrje për Projekt-Propozim: Zhvillimi i sipërmarrjes rinore nëpërmjet trajnimeve dhe praktikave profesionale për ngritjen e një biznesi “start-up”, apo fuqizim të atyre të sapo ngritur.

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara të paraqesin projekt-propozime mbi:
“Zhvillimin e sipërmarrjes rinore nëpërmjet trajnimeve dhe praktikave profesionale për ngritjen e një biznesi “start-up”, apo fuqizim të atyre të sapo ngritur”
Fondacioni ABC ka në objektivat e tij edhe nxitjen e sipërmarrjes tek të rinjtë, nëpërmjet këtij programi grant. Ndërkohë, kjo thirrje vjen si mbështetje për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030, si dhe të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.
Në fokus të projekt-propozimeve do të duhet të jenë të rinj, të cilët kanë ide sipërmarrjeje por nuk veprojnë për të konkretizuar ato si pasojë e mungesës së iniciativës, njohurive të nevojshme apo burimeve materiale dhe financiare për të hedhur hapat e para. Ky program përfshin elemente të nxitjes së përfshirjes së të rinjëve në jetën social-ekonomike.
Thirrja adreson aspekte specifike për "nxitjen e sipërmarrjes rinore", të cilat mund të jenë të orientuara, përveç se në edukimin/formimin profesional edhe në nxitjen për sipërmarrje vetëpunësimi në shërbime apo njësi të vogla prodhimi. Për këtë mund të synohet, por jo vetëm:
⦁ Rritja e njohurive bazë për krijimin, financimin e një biznesi të ri, vlerat e kreativitetit, inovacionit etj.;
⦁ Pas formimit të njohurive bazë dhe vlerësimit të pjesëmarrësve mbi njohuritë e marra të shprehura nëpërmjet një projekt ideje, do të vijohet me mbështetjen e pjesëmarrësve më të suksesshëm me hua preferenciale për iniciativat e tyre start up;
⦁ Sjellje e modeleve të suksesit për iniciativa të sipërmarrjes rinore.
Programi mund të bashkëpunoj dhe koordinohet me struktura publike, private apo vendore të shoqërisë civile, për të vlerësuar, ofruar aktivitetet e formimit dhe zbatimit të proçesit për projektimin dhe ngritjen e sipërmarrjes së synuar.
Shënim: Fondi Limit për këtë thirrje është 750 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.
2.Thirrje për Projekt-Propozim: Mbështetje financiare për Sipërmarrjen femërore, orientuar në Biznesin Social, për përmirësimin e statusit social-ekonomik të tyre.

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara të paraqesin projekt-propozime mbi:
“Mbështetjen financiare për Sipërmarrjen femërore, orientuar në Biznesin Social, për përmirësimin e statusit social-ekonomik të tyre”
Fondacioni ABC nëpërmjet këtij programi grant synon që të përmirësohet statusi social-ekonomik i femrës, nëpërmjet zhvillimit të sipërmarrjes femërore, por të orientuar në biznesin social.
Fondacioni ABC ka tashmë eksperiencë në nxitjen e sipërmarrjes femërore dhe të biznesit social, por kjo thirrje synon të harmonizoj dhe integrojë karakteristikat e të dy aspekteve së bashku. Iniciativat e subjekteve të interesuara për të zhvilluar një biznes social femeror mund të orientohen, por jo vetëm në:
⦁ Ngritjen e një biznesi të ri social, apo transformimin e iniciativave ekzistuese në biznese të mirëfillta sociale, duke adresuar një problem social përmes mekanizmit të sipërmarrjes;
⦁ Fushat e veprimtarisë së bizneseve sociale mund të jenë: artizanati, produktet bujqësore, turizmi, mjedisi, shërbimet, etj, dhe mund të zhvillohen në zona të ndryshme për grupet e grave në nevojë.
Programi mund të bashkëpunoj dhe koordinohet me strukturat publike, vendore dhe të shoqërisë civile, përfaqësuesve të grupeve të interesit ndaj çështjeve social-ekonomike të femrës shqiptare. Të tilla janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ajo për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizata lokale apo kombëtare të grave, etj. Në çdo rast, në rolin kryesor si realizues dhe përfitues duhet të jenë gratë/vajzat.
Shënim: Fondi Limit për këtë thirrje është 700 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.
3. Thirrje për Projekt-Propozim: Përmirësim të statusit social dhe ekonomik të fëmijëve në nevojë, bazuar në kërkesat e njësive vendore.

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara të paraqesin projekt-propozime mbi:
“Përmirësimin e statusit social dhe ekonomik të fëmijëve në nevojë, bazuar në kërkesat e njësive vendore”.
Sipas statistikave të “Save the Children” për vitin 2020, rezulton se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri në Evropë e në Ballkanin Perëndimor.
ondacioni ABC rimerr këtë iniciativë ndaj ballafaqimit me këtë situatë kritike dhe kërkesave të vazhdueshme për më shumë vëmendje dhe përkujdesje ndaj fëmijëve në nevojë, në harmoni dhe me Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026.
Fondacioni ABC nëpërmjet këtij programi grant mbetet i përkushtuar për të lehtësuar dhe përmirësuar kushtet e fëmijëve në nevojë në situata të ndryshme, ku në fokus do të duhet të jenë:
⦁ fëmijët me aftësi të kufizuara;
⦁ minoritetet etnike në nevojë;
⦁ fëmijët e ngujuar, etj.
Projekte specifike do të mund të realizohen në zona të veçanta duke synuar: Identifikimin e rasteve tipike të fëmijëve në nevojë; vlerësimin e nevojave bazë të tyre për mbështetje sociale, psikologjike, mjete bazike të jetesës, koordinimin me strukturat e profilizuara etj.
Shënim: Fondi Limit për këtë thirrje është 500 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Për të mësuar më shumë mbi FONDACIONIN ABC, mund të vizitoni faqen www.abcfoundation.info, nga ku mund të tërhiqni edhe kopjen elektronike të formularit të “Aplikimit”. Aplikantët janë të lutur të njihen me “Procedurën e plotë të Aplikimit” të paraqitur në Web të Fondacionit ABC. Projekt-propozimi duhet të paraqitet dorazi, dhe dërguar (apo shoqëruar) me kopje elektronike, si dhe me dokumentat shoqëruese të kërkuara (lista në website), deri më datën 22 Prill 2025, në adresën: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë, Tel/Fax: +355 42 253 841. Ext: 1247.
Për informacione të nevojshme mbi Programet dhe thirrjet e shpallura, mund të komunikoni me informacionin në adresën: info@abcfoundation.info ose në faqen: Fondacioni Albanian Besa Capital - Facebook.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
© SYRI.net