Parashikimi i motit për sot, 18 mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 mars 2025

07:15, 18/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore ndërsa në zonat e thella malore priten reshje sërish dëbore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco