Shembet muri i betonit, bllokohet aksi rrugor Kuç-Qeparo

Shembet muri i betonit, bllokohet aksi rrugor Kuç-Qeparo

15:45, 17/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një masiv dheu dhe gurësh ka rënë nga faqja e malit në rrugë, duke bllokuar aksin rrugor Kuç-Qeparo.

Prej 15 minutash ky aks rrugor është i pakalueshëm pasi sasia që ka rënë është e madhe duke e bllokuar totalisht këtë rrugë dhe pikërisht në afërsi të fshatit Kudhës.

Në vendin e ngjarjes kanë duke shkuar forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe punonjësit e bashkisë për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco