SYRI TV/ Devoll, fermerët presin mollët: Kosto të larta në punë, na dëmton importi

14:01, 13/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Devoll shumë fermerë kanë prerë pemtoret e mollëve, për shkak të tregut, kostove të punës dhe imputeve bujqësore. Ata tregojnë se prej viteshpo përballen me vështirësi, ndërsa shteti nuk i mbështet.

Fermerët që kultivojnë mollë në zonën e Devollit, tregojnë se po përballen me disa vështirësi, që lidhen kryesisht me tregun dhe mbështetjen e qeverisë për sektorin e bujqësisë.

Problem për ta mbeten çmimet e pesticideve, si dhe konkurrenca e prodhimeve të importit.

Largimi i të rinjve i ka lënë pa fuqi punëtore, duke krijuar vështirësi në kryerjen e punimeve në bujqësi.

Këto kosto të larta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë qëndrueshmërinë e fermave. Për këtë arsye, disa prej tyre kanë nisur të presin pemët duke hequr dorë nga bujqësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco