Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë: Ja data kur zgjidhet Kryepeshkopi i ri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë: Ja data kur zgjidhet Kryepeshkopi i ri

13:20, 13/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë cakton 16 marsin për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos.

Njoftimi i Kishës:

Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

 Tiranë, 13 Mars 2025 

 Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco