Të harruar dhe me premtime boshe kanë jetuar prej shumë vitesh banorët e fshatit Qerret në Njës. Adm Labinot Mal.
Ata shprehen se ndihën të zhgënjyer nga pushteti vendori por edhe nga pushtetarët që u kërkojnë votën por nuk bëjnë asnjë gjë për ta. Banorët kërkojnë vetëm bërjen e rrugës, pasi mungesa e infrastrukturës ka vështirësuar jetesën e tyre dhe disa i ka detyruar të largohen.
Sipas tyre pushtetarët vijnë u premtojnë se do u bëjnë rrugën, japin nga një thes miell për të marrë votën dhe më pas askush nuk kujtohet për ta.
Teksa automjetet u amortizohen shpesh here ne këtë rruge ata thonë se kërkesat e tyre drejtuar bashkisë së Elbasanit kanë qenë të vazhdueshme për më shumë se 40 vite por që deri më sot janë injoruar duke i lënë ne kushte mesjetare te cilat ua vështirësojnë tej mase jetesën.
© SYRI.net