Nga Xhamajka në Peru e Uruguaji/ Diaspora shqiptare nga 107 vende të botës kërkon regjistrim për votim në KQZ

Nga Xhamajka në Peru e Uruguaji/ Diaspora shqiptare nga 107 vende të botës kërkon regjistrim për votim në KQZ

15:56, 05/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Interesi për të ushtruar të drejtën e votës nga jashtë vendit ka tejkaluar pritshmëritë, me kërkesa për regjistrim në KQZ që vijnë nga 107 shtete në të gjitha kontinentet, përfshirë vende të largëta, emrat e të cilave dëgjohen rrallë.

Shtetet me numrin më të madh të aplikimeve janë ato ku tradicionalisht shqiptarët kanë emigruar që nga viti 1991. Italia kryeson me 148 mijë kërkesa, e ndjekur nga Greqia me 103 mijë, Gjermania me 36 mijë, SHBA me 245 mijë dhe Britania e Madhe me 20 mijë.

Aplikime janë kryer gjithashtu nga Franca, Belgjika, Kanadaja, Suedia, Zvicra, Austria, Malta, Spanja dhe Australia.

Ndërkohë, kërkesa për regjistrim janë shënuar edhe nga vende më pak të zakonshme për emigracionin shqiptar. Në disa raste, numri i aplikimeve është aq i vogël sa mund të numërohet me gishtat e një dore. Të tilla janë Ishujt Solomon, Gaboni, Peruja, Eritrea, Ishujt Kuk dhe Ishujt Kajman.

Ndërsa vetëm nga një kërkesë është regjistruar nga vende si Xhamajka, Hondurasi, Zambia, Bermuda, Uruguaji, Maldivet dhe Territori Palestinez.

Ky interes i lartë nga diaspora tregon përfshirjen e shqiptarëve të shpërndarë në mbarë globin në proceset politike të vendit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco