SYRI TV/ Maliq, apeli i familjes Dukellari: S'kemi as ndihmë ekonomike as kemp

15:03, 04/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjendja e vështirë ekonomike, me një grua të paralizuar dhe djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, detyron Istref Dukellarin të bëjë apel për ndihmë. Kryefamiljari kërkon ndihmë nga shteti por edhe nga persona të tjerë, pasi i vetëm nuk mundet të përballojë situatën në familjen e tij e cila jeton në shtëpi në Maliq.

SYRI TV

Familja e Istref Dukellarit ne Maliq bën apel për ndihmë. Gjendja e familjes është përkeqësuar edhe më shumë në muajt e fundit. Gruaja e Istrefit është paralizuar plotësisht prej katër muajsh, por nuk përfiton pension, as ndihmë ekonomike dhe as kemp, duke e lënë familjen pa mbështetje institucionale. E vetmja e ardhur e familjes është një ndihmë prej 80 mijë lekësh të vjetra, të cilat vijnë nga djali i tyre. Por edhe ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka mundësi të sigurojë më shumë për familjen.

Në një situatë të tillë, Istrefi e ka të pamundur të përballojë shpenzimet e jetesës dhe të kujdeset për gruan e tij të sëmurë. Familja ka nevojë për ndihmë urgjente, qoftë nga institucionet shtetërore apo nga njerëz të vullnetit të mirë.

Çdo ndihmë, qoftë financiare apo ushqimore, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tyre. Ndërkoh që janë institucionet shteterore ato që duhet të japin ndihmë për këtë familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco