Në fshatin Plasë të Maliqit, kryebashkiaku jetëgjatë ka harruar të investojë. Banorët ankohen se Gëzim Topçiu kujtohet për ta vetëm për zgjedhje, ndërsa rrugët dhe kanalizimet janë lënë në harresë.
Banorët e fshatit Plasë në Maliq janë të zhgënjyer me kryetarin jetë gjatë të bashkisë së tyre, i cili nuk ka bërë asgjë për ta. Sipas banorëve, prej 34 vjetësh në fshat mungojnë investimet në infrastrukturë.
Teksa ka nisur puna për ujësjellësin, banorët janë të pakënaqur me punimet.
Mungesa e investimeve dhe infrastrukturës, ka bërë që edhe fshati Plasë të shpopullohet.
© SYRI.net