Fshati Balëz në Elbasan është vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit, por kjo zonë nuk i ka shpëtuar shpopullimit. Me lot në sy banorët e mbetur ende tregojnë se u kanë ikur fëmijët për t`i shpëtuar varfërisë.
Syri Tv
Kjo zonjë është një banore e fshatit Balëz në Elbasan, e cila me lot në sy tregon dramën e shpopullimit dhe largimit të fëmijëve nga fshati.
Ajo tregon se nuk e do askush largimin e fëmijëve, por varfëria po i detyron të lënë shtëpitë dhe të marrin rrugët e emigrimit, ndërsa pas lënë trishtim.
Një problematikë tjetër në fshatin Balëz mbetet mungesa e ujit të pijshëm të cilin shumë banorë detyrohen ta mbushin në burime ose në përrua.
Banorët e mbetur ende në fshatin Balëz, tregojnë se mbijetesa e tyre sigurohet me të ardhura minimale.
© SYRI.net