SYRI TV/ Vjosa e 'egër', kërcënon me erozion, lumi u afrohet banesave në fshatin Kashisht

14:51, 17/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erozioni i lumit Vjosë ka shkaktuar dëme në toka bujqësore dhe zonat pyjore në pesë fshatra të bashkisë së Fierit. Vetëm në njësinë administrative Frakull, lumi ka gërryer 17 ha tokë bujqësore dhe 35 ha pyje. Banorët kërkojnë marrjen e masave, pasi erozioni rrezikon banesat.

SYRI TV

Erozioni është duke rrezikuar edhe banesat në disa fshatra që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë. Në fshatin Kashisht, lumi i është afruar banesave edhe 4 metra më afër.

Banorët thonë se gërryerjet e lumit vazhdojnë çdo vit, ndërsa institucionet përgjegjëse heshtin përballë rrezikut.

Drejtuesi i njësisë administrative në Frakull, Dashamir Troka, thotë se edhe pse janë ngritur disa argjinatura, erozioni është duke marrë sipërfaqe të mëdha toke përgjatë luginës së tij.

Dëmet në tokë bujqësore janë gati 17 ha, ndërsa fondi pyjor gati 35 ha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco