Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve

Kukësi zbardhet nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve

08:49, 17/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë  fillim jave, e si pasojë kanë sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Rruga që ka shfaqur më shumë probleme ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco