Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 36-të qytetare, qytetarët para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Diagnostikohet me ‘dizanteri intestinale’ një fëmijë në Laç, mbyllet kopshti

Diagnostikohet me ‘dizanteri intestinale’ një fëmijë në Laç, mbyllet kopshti

17:51, 14/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një fëmijë është diagnostikuar me dizenteri në qytetin e Laçit, ndërsa ka ngritur në këmbë autoritetet lokale. I mituri mësohet se ka shfaqur temperaturë për disa ditë me radhë e më pas është dërguar në QSUT. Pas kryerjes së analizave, ka rezultuar i prekur nga dizenteria.

Menjëherë janë vënë në dijeni institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik, pasi dyshohet se mund të bëhet fjalë për një rast të dizenterisë. Në përgjigje të situatës, bashkia ka ngritur një grup pune dhe ka nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.

Ndërkohë, Shëndeti Publik ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco