Blegtorët protestë për qëndrueshmërinë e çmimit të qumështit: Kemi dy muaj që japim prodhim, lekë nuk kemi marrë

11:28, 08/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë protestuar sërish këtë të shtunë  blegtorët e jugut në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, gjithashtu kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.

Blegtorët i janë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për plotësimin e disa kërkesave ndër të cilat vendosja e çmimit tavan të qumështit, dyfishimi i subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe ndërtimi i veprave ujore në shërbim të blegtorisë.

 “ Shqetësimi ynë është, që në punojmë natë e ditë dhe kafshët i kemi lënë brenda. Na i ulin çmimet nga ora në orë nga dita në ditë. Kemi dy muaj që japim qumësht dhe lekë nuk kemi marrë. Lekët do i marrim, por çmimet po ulen dita ditës.

Nga vjet e deri në sivjet na është ulur me 30 lekë. Është gjynah të tallen me mundin tonë. Përfitojnë 5 veta, ndërsa 500 veta punojnë kot. Po të ulin djathin, kafen të gjitha le të ulin edhe qumështin. Pronarët na kërkojnë edhe taksat dhe të paguajmë kullotat. Të gjitha janë bërë private, biznes më vete dhe pak lek që na takojnë nga shteti për kafashët, gjysmat na i hedhin gjysmat nuk na i hedhin. Ne kot sa punojmë, më mirë të ikim nga ky vend kemi familje, nuk jemi vetëm.” – u shpreh protestuesi i revoltuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco