SYRI TV/ Qytetari nga Kurbini grevë para KLSH, Andon Meta hedh akuza për vjedhje prone

16:45, 05/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Vijojnë grevat e shtetasit Andon Meta nga Kurbini, i cili pretendon se 12 dynym tokë bujqësore ia kanë marrë padrejtësisht nga bashkia e Kurbinit, për ta kthyer në landfill, i cili sot është i sekuestruar.

Ai hedh akuza ndaj kryebashkiakes së Kurbinit se bashkë me zyrtarë të tjerë kanë falsifikuar dokumentat për t’i grabitur tokën, ndërsa çështjen po e ndjek edhe në rrugë ligjore.

Këtë të mërkurë Andon Meta ka nisur një grevë para KLSH, pasi sipas tij, po vonon raportet në lidhje me këtë rast.

Ai thotë se greva e tij do të vijojë derisa të vendoset drejtësia në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco