SYRI TV/ Gripi dhe virozat e stinës drejt kulmit, Simaku: Shtim rastesh në fund janari e fillim shkurti

19:54, 23/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Mbi 19 mijë persona në vendin tonë janë prekur nga infeksionet e sipërme dhe të poshtme respiratore, sipas të dhënave nga ISHP. Në një intervistë për Syri Tv, mjeku epidemiolog Artan Simaku, tregon se në qarkullim aktualisht janë disa lloje virozash dhe mbivendosja e tyre bën që kohëzgjatja e sëmundjes të jetë relativisht e gjatë.

Grupmoshat më të prekura janë ato pediatrike dhe mosha e tretë. Ndërsa fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit pritet të sjellin rritje të mëtejshme të rasteve, mjekët apelojnë veçanërisht për kryerjen e vaksinës dhe ushqyerje të shëndetshme.

Nga java e dytë e Janarit numri i infeksioneve është rritur me 2300 raste, pra 12% më shumë. Fundi i Janarit dhe fillimi i shkurtit sipas ekspertëve të shëndetit, pritet të sjellë edhe një rritje të mëtejshme të rasteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco