Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

SYRI TV/ Blegtoria drejt zhdukjes edhe në Kukës, Onuzi: Ka vështirësi, shteti nuk na mbështet

15:21, 23/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa INSTAT raporton se në Shqipëri është përgjysmuar numri bagëtive dhe se vendi po blen gjithnjë e më shumë mish importi, blegtorët vendas tregojnë sfidat me të cilat përballen. Ekrem Onuzi një blegtor nga Kukësi, rrëfen se si po zhduken kopetë e bagëtive, ku pjesa kryesore e përgjegjësisë është e shtetit që ka lënë në harresë këtë sektor.

SYRI TV

Blektoria dikur një nga fushat më të përhapura në zonën e Kukësit, sot ajo po njeh një tkurrje. Ekrem Onuzi, ka një jetë që meret me ruajtjen e “Deles Rudë”, pohon me krenari e pasion, blegtori.

Teksa me tufën e tij ka arritur të mbajë ekonomikisht familjen, sot kjo punë po bëhet dhe më e vështirë, shkaqet i tregon blegtori.

Ai ka një apel ndaj institucioneve që hartojnë  skemat kombëtare mbështetëse për fermerët e blektorët që të rrisin mbështetjen dhe të jenë më afër tyre, pasi ky profesion po ndeshet me shumë sfida: që nga baza ushqimore, ambjentet e fermave e deri tek ikja e të rinjëve.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë viteteve të fundit, në Shqipëri është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe bagëtive të imta, ndërsa po i njëjti institucion raportoi pak ditë më parë se Shqipëria shpenzoi 85 milione euro për blerje mishi nga importi vetëm gjatë vitit 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco