Përgjigjen pse Shqipëria është e varur nga prodhimet e importit, e japin fermerët e Devollit. Ata tregojnë se nuk ka mungesë prodhimi në vend, por se produktetet e tyre po kalben duke përfunduar në kanal për shkak se shteti ka favorizuar importin.
Syri televizion bëri një vëzhgim në Mançurisht të Devollit, ku konstatoi se mollët, patatet dhe qepët po kalben ndërsa fermerët fajsojnë shtetin për situatën.
Patate të hedhura në kanal, qepë të lëna në ara dhe mollë të mbetura në magazina, janë produkti i punës dhe djersës së shumë familjeve të fshatit Mançurisht në Devoll.
Siç shihet dhe nga pamjet këto prodhime bujqësore nuk janë në vitrina marketesh për konsum nga qytetarët shqiptarë, por të kalbura në vendet e tyre të prodhimit për shkak të mungesës së tregut.
Situata e denoncuar nga fermerët e Devollit vjen fill pas publikimit të të dhëave të INSTAT, që Shqipëria rrit dhe më shumë varësinë nga prodhimet e importit për shkak të mungesës sëprodhimit vendas. Këto të dhëna nuk përputhen me situatën, të paktën në sektorin e bujqësisë, ku fermerët vendas prodhojnë, por nuk shesin.
Dhe fermerët e dinë fare mirë, se varësia nga pordhimi i huaj ka ardhur për shkak të lehtësirave që shteti i ka krijuar importit, duke e favorizuar në raporte jo të barabarta me prodhimin vendas.
© SYRI.net