Shqipëria ka hyrë në epideminë e gripit.
Mbi 17 mijë raste me infeksione respiratore raportohen të prekur këtë javë, ose 11% më shumë se sa javën e dyte të janarit.
Shifrat janë edhe më të larta pasi jo te gjitha rastet I drejtohen qendrave shëndetësore dhe apo mjekut të familjes.
Referuar edhe buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, kurba e infektimeve nga gripit i tipit A H1n1 dhe i tipit B vetëm po rritet.
Leidon Shapo, Ekspert i Shëndetit Publik në Londër, përmes një lidhje ‘Skype’ për "Kafe Shqeto" u shpreh se momentalisht kemi një dyfishim numrash të rasteve të prekura nga kjo epidemi, të cilët po trajtohen në shtëpi, me forma të lehta ose të mesme.
“Se sa të lehta dhe të mesme janë format ,atë e tregon koha dhe këtu në Britaninë e Madhe jemi dy tri javë përpara, ndërsa atje te ju ka një nisje epidemike më mbrapa”- u shpreh Shapo.
Fjala e tij:
"Dasho përmendi gjithçka sa i përket virozave stinore dhe ju e nisët me numra emisionin, dhe numrat janë të rëndësishëm, sepse ne marim vesh se çfarë dimë e çfarë nuk dimë, etj.
Mos harroni, nuk dua të përdor terma këtu si ‘maja e ajsbergut’ dhe ‘nën të’ por faktikisht kemi një dyfishim numrash që trajtohen në shtëpi, me forma të lehta ose të mesme.
Se sa të lehta dhe të mesme janë format atë e tregon koha dhe këtu në Britaninë e Madhe jemi dy tri javë përpara, ndërsa atje te ju ka një nisje epidemike më mbrapa.
Përse e them këtë? E them sepse po të krahasosh numrat dhe Dasho e tha, do ishte mirë që sot të kishim një përfaqësues nga Instituti Publik.
Ju e nisët duke thënë se është epidemi në rast se kapim 21 mijë raste, që të kapim 21 mijë dhe ta quajmë këtë prag epidemie, unë kam përshtypjen se dhe me këto numra që jemi është epidemi, sepse janë të grumbulluara nga 14 qendra shëndetësore.
Që të quhet epidemi nuk është thjesht çështje numrash, është tek përhapja, është shtami i ri qarkullues që siç u tha tek influenca H1n1 dhe H3n2 që vijnë vërdallë kryesisht e kanë këtë dhe çdo vit del një fytyrë e re.
Ndryshe vaksira që u përdor vjet, me atë që do përdoret sivjet, e cila inkludon brenda vetes atë shtam që ka qenë ne hemisferën e veriut vjet në këtë kohë, do na mbronte goxha mirë, edhe pse nuk na mbron aq mirë sa do donim, sepse futet në lojë ky ndyshim gjenetik që bën ky virus".
© SYRI.net