Mbrëmjen e së martës, zonat malore në veri të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje me intensitet mesatar, duke bërë që shtresa e borës të shkojë deri në 20 cm.
Nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve, por se këshillohet që automjetet të pajisen me goma dimërore.
NJOFTIMI I ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Tamarë.
Mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
© SYRI.net