SYRI TV/ Fluks pacientësh me grip në urgjenca, rritet numri në Durrës e Korçë

15:26, 17/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Fluks në urgjencat e spitaleve në Durrës dhe Korçë, ka sjellë ulja e temperaturave ditët e fundit. Pacientët me gjendje gripale janë paraqitur në spitale për të marrë ndihmën e parë. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar në këtë periudhë virozësh, pasi ky grip lë ndërlikime pulmonare.

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe rritje të numrit të personave me virozë. Në urgjencat e spitalit te Durrësit por edhe të Korçës, ka pasur shtim të numrit të pacientëve me grip stinor. Mbi 350 persona çdo 24 orë paraqiten në urgjencën e spitalit të Durrësit për të marrë trajtim mjekësor. Gjergji Qerimi, shef i urgjencës shprehet se kjo situatë me flusk të madh ka krijuar vështirësi edhe për mjekët, dhe u bën apel qytetarëve që për simptoma të lehta t’i drejtohen mjekut të familjes.

Ndërkohë që në Korçë, mjekja pneumologe Diana Aliçkolli bën me dije se gjendjet virale, të cilat janë të zakonshme në këtë stinë, lënë pneumoni. Sipas saj, në një ditë, paraqiten në Sanatorium e Korçës më shumë se 40 pacientë.

Sa i përket këshillave, mjeket shprehen se nuk duhen nënvlerësuar simptomat, duke e quajtur vetëm grip, pasi ky grip ka lënë edhe ndërlikime pulmonare dhe për këtë arsye i bëjnë thirrje të kujdesen dhe t’i drejtohen mjekut te familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco