Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

Qindra familje në Dardhë pa energji për shkak të dëborës

Qindra familje në Dardhë pa energji për shkak të dëborës

11:27, 17/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej tre ditësh, dy grupe pune të OSHEE-së po punojnë për të mbajtur në kontroll situatën e furnizimit me energji elektrike në fshatin turistik të Dardhës.

Situata paraqitet shumë e rëndë, pasi linja e tensionit të mesëm që furnizon këtë zonë është e mbuluar me borë të ngrirë. Pemët përgjatë kësaj linje janë gjithashtu të ngrira nga ngarkesa e dëborës, çka ka shkaktuar probleme serioze në rrjetin elektrik.

Ngarkesa e dëborës ka bërë që disa pemë të rrëzohen mbi linjat elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në fshatin turistik.

Punonjësit po punojnë intensivisht për të prerë pemët e rrëzuara dhe për të shkundur akullin e grumbulluar në linjat elektrike.

Burime pranë OSHEE-së raportojnë se 136 familje në fshatin Dardhë dhe fshatrat përreth pritet të rifitojnë furnizimin me energji elektrike mbrëmjen e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco