SYRI TV/ Rrugë me gropa e tubacione të dëmtuar, lagjja 'Kushtrim' në Vlorë si 'mesjetë'

15:38, 16/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e lagjes Kushtrimi në Vlorë, ankohen për dëmtimin e infrastrukturës rrugore dhe tubacionet e ujit të pijshëm. Ata shprehen se edhe pse raportojnë ankesat në Bashki, nga ky institucion nuk merret asnjë masë.

Banorët e bllokut të banimit në lagjen “Kushtrimi” po përballen me kushte të vështira jetese. Rrugët janë me gropa, ndërsa pas 30 vitesh nuk është bërë asnjë investim për përmirësimin e infrastrukturës.

Tubacionet e ujit të pijshëm janë të çara, duke shkaktuar derdhje uji në sipërfaqe dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve jashtë shtëpive.

Ankesat e vazhdueshme drejtuar bashkisë dhe Ujësjellësit kanë mbetur pa përgjigje. Ata thonë se nuk po mund të qëndrojnë më në lagje, duke u detyruar të mendojnë për largimin, madje jo vetëm nga lagja, por edhe nga qyteti i Vlorës për shkak të kushteve të jetesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco