Izolim, mungesë energjie, përmbytje…/ Ja cilat qarqe dhe bashki shfaqen më problematike si pasojë e dëborës e reshjeve

Izolim, mungesë energjie, përmbytje…/ Ja cilat qarqe dhe bashki shfaqen më problematike si pasojë e dëborës e reshjeve

21:08, 13/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa reshjet e dëborës së të shtunës paralizuan të githë Shqipërinë, nga veriu në jug, situata vijon ende të jetë problematike në disa qarqe.

Sipas të dhënave nga autoritetet, ka disa akse që janë problematike, ku për shkak të dëborës disa prej tyre janë ende të pakalueshme.

Si të mos mjaftonte dëbdora duke izoluar fshatra të tëra në qarkun e Kukësit dhe Dibrës, probleme ka pasur gjithashtu edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel.

Probleme ka pasur sa i përket edhe lumenjve e rezervuareve, ku në njësinë administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen, duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore. Dalje nga shtrati të lumit Erzen, pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur oborret e disa banesave.

 

Situata nga moti në vend

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Akset rrugore

Sipas ARRSH, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të.

* Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.

* Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

1. Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugënnga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.

2. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.

3. Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.

4. Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative  Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

* Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.

* Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve qëlidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.

* Qarku Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30 me goma dimërore.

Furnizimi me energji elektrike:

Ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel

Lumenjtë dhe rezervuarët

1. Në fshatin Vadardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.

2. Në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku ditën e sotme lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.

Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

Gjithashtu, pas kërkesës së bërë nga Prefekti i Qarkut Tiranë ditën e sotme për mbështetje me mjete të rënda, u dërgua në Njësinë Administrative Dajt, Bashkia Tiranë një fadromë dhe një kamion nga FA në ndihmë të komunitetit. Ndihma do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Linzë, në ndihmë të komunitetit.

Parashikimi motit në vijim

Nesër (e martë dt. 14) reshjet dobëta të dëborës pritet të përfshijnë zonat Veri-Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore të territorit në lartësitë mbi 500 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 1 / 11 °C dhe në vendet malore: -5 / 1 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco