Përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Kurbin, ngordhin disa bagëti

Përmbyten dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Kurbin, ngordhin disa bagëti

11:51, 13/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë përmbytur disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Kurbinit.

Image

Shkaku kryesor i këtij fenomeni është mospastrimi i kanaleve kulluese, sipas banorëve të fshatit Fushë-Milot dhe fshatit Lap, pranë autostradës.

Uji rrezikon të dëmtojë prodhimet bujqësore, ndërsa bagëtitë e imta kanë ngordhur te një fermer.

Banorët tregojnë se situata me përmbytjet ndodh çdo vit si pasojë e reshjeve të shiut, por asnjëherë fermerët nuk janë dëmshpërblyer për humbjet.

Një familje në Fushë-Milot jeton në kushte të vështira, me një banesë të dëmtuar nga tërmeti dhe me një anëtar të familjes të invalidizuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco