Situata vijon te jetë e rënduar sidomos në zona te thella malore.
Në zona te caktuara brenda qytetit te Elbasanit ka luhatje te energjise elektrike here pas here ku tashmë në lagjen Haxhias prej gati nje ore mungon energjia elektrike .
Problem i tillë është hasur edhe në zonen e Godoleshit i cili ditën e djeshme u prek nga reshjet e borës.
Me problematike vijon te mbetet zona e Labinot mal ku trashesia e bores kalon 50 centimetra e banoret e te gjithe zones jane te bllokuar teksa nga emergjencat civile apo prefektura der me tani nuk ka asnje informacion per mediat se si do te procedohet ne ndihme te banoreve te bllokuar teksa nga informacione jo zyrtare nuk ka shkuar askush per te liruar rrugen.
Vijojn te qendrojne te bllokuar tre fshatrat e Klenjes ne Librazhd tek te cilet kjo situate eshte e perseritur e bllokimi i tyre eshte cdo here kur ka reshje bore.
Reshjet intensive të dëborës dhe stuhitë e fuqishme gjatë natës kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim në zonat malore të rrethit të Gramshit, ku në fshatin Rovje, trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 centimetra, ndërsa në disa segmente rrugore, për shkak të vortekseve, ajo ka kaluar deri në 2 metra.
Aksi rrugor që lidh rrethin e Gramshit me zonën e Mokrës në Pogradec aktualisht është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Deri tani nuk raportohet për automjete të mbetura në rrugë, por udhëtarët këshillohen të shmangin këtë drejtim deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Autoritetet dhe banorët lokalë apelojnë për ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.
Aksi rrugor Gjinar Zavaline eshte i kalueshem vetem me zinxhire.
© SYRI.net