Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

17:49, 08/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë kanë vizituar sot kryepiskopin Anastas Janullatos në spitalin ku është shtruar në Athinë.

Pas problemeve shëndetësore, ata i kanë uruar kryepiskopit Anastas shërim sa më të shpejtë.    

Në emër të Sinodit të Kishës Orthodhokse të Greqisë, Hirësitë e tyre Mitropolitët e Nafpaktës dhe Shën Vlashit z. Jerothe dhe të Dhimitriadhës dhe Almirës z. Ignat vizituan sot Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, të cilit i përcollën dashurinë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Athinës, z. Jeronim dhe lutjet e uratat e Etërve të Sinodit të Shenjtë të Greqisë për rikthimin e shëndetit të tij.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas falenderoi përzemërsisht anëtarët e Sinodit të Shenjtë, duke përmendur më tej se u është sinqerisht mirënjohës të gjithë atyre që luten për shërimin e tij të shpejtë”, thuhet në postim.

Prej ditësh kryepiskopi Anastas Janullatos ndodhet në Athinë për mjekim më të specializuar pas problemeve shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco