E vetmja kërkesë që kanë çdo vit banorët e fshatit Kështjellas në njësinë administrative Gjergjan në Elbasan është infrastruktura rrugore. Ata shprehen se ankesat e tyre nuk janë dëgjuar nga bashkia, duke shtuar se vijnë vetëm për fushatë dhe më pas nuk duken. Madje sipas tyre, mungesa e rrugës ka shpopulluar fshatin, pasi askush nuk investon.
SYRI TV
Banorët e fshatit Kështjellas në njësinë administrative Gjergjan, edhe këtë vit, kanë të njëjtën kërkesë të 30 viteve. Ata kërkojnë vetëm rrugë që lidh fshatin e tyre me Elbasanin. Ata shprehen se shumë herë i janë drejtuar bashkisë Elbasan për të ndërhyrë të paktën për rehabilitimin e rrugës, por deri më sot kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar. Banorët thonë se ndjehen të zhgënjyer nga pushteti vendor dhe deputetët e Elbasanit, të cilët duken në këtë fshat vetëm në fushatë elektorale.
Të tjerët thonë se fshati po braktiset nga të rinjtë, pasi për shkak të infrastrukturës nuk dëshirojnë të investojnë aty.
Banorët e fshatit Kështjellas shprehen se kanë firmosur edhe një peticion, duke ia dërguar këshillit bashkiak të Elbasanit, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
© SYRI.net