SYRI TV/ Gripi i shpendëve në Vlorë, flet veterineri: Deri tani asnjë alarm për panik

13:06, 08/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas gjetjes së shpendëve të egra me virusin H5N1 në bregdetin e Vlorës, ka nisur verifikimi edhe te shpendët shtëpiake. Mjeku i veterinarisë Demir Dervishaj, shprehet se deri tani nuk ka raportime për gripin e shpendëve, por kanë paralajmëruar fermerët që të jenë të kujdesshëm dhe të dezinfektojnë ambientet ku mbajnë shpendët shtëpiake.

SYRI TV

Shpendët e ngordhura ne bregdetin e Vlorës janë me virusin H5N1. Mjeku i veterinarisë Demir Dervishaj shpjegon si si janë gjetur shpendët por edhe mënyrën e përhapjes së këtij virusi i cili ndryshe quhet gripi i shpendëve.

Dervishaj shprehet se deri tani nuk ka raportime që ky virus të jete te shpendët shtëpiake, por ka disa këshilla edhe për fermerët  që rrisin shpendë.

Në datën 5 janar 2025, u konstatuan dhjetëra shpendë të ngordhur në plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës. Specialistët e Shërbimit Veterinar të Vlorës morën mostra nga shpendët e ngordhur dhe i dërguan për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë. Rezultatet e analizave kanë konfirmuar praninë e gripit të shpendëve tek shpendët e egër të gjetur të ngordhura.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco