Nê qytetin e Gjirokastrês njê pamje e tillë është e trishtë. Mbeturinat gjenden kudo nê lagje, rrugë që përshkuajnë qytetin. Situata është më e rëndë në përrenj ku tonelata të tëra me mbetje depozitohen aty duke u bërë rrezik për komunitetin.
Ky përrua ndodhet në lagjen Zinxhira një lagje e cila është lënë në mëshirë të fatit nga pushteti vendor në Gjirokastër. Koshat e mbeturinave shumica janë të dëmutar e shumë të tjerë kanë humbur funksionin si ky kontenier që shihet në këto pamje.
Në këto kushte banorët dhe bizneset zgjidhjen e kanë gjetur duke hedhur mbeturinat në përrua. Vetë banorët thonë se situata është alarmante, ndërsa fajësojnë edhe banorët e papërgjegjshëm.
Bashkia e Gjirokastrës këtë lagje e ka lënë në harresë pasi nuk ka asnjë hapësire rekrative për të moshuarit ,fëmijët apo të rinjtë.
3 vite më parë Bashkia u angazhua në marrjen e masave drastike për ndotësit por deri më sot nuk rezulton asnjë gjobë për ndotje mjedisi.
© SYRI.net