‘Fontana di Trevi’ ‘mbledh’ 1.6 milionë euro monedha gjatë vitit 2024

‘Fontana di Trevi’ ‘mbledh’ 1.6 milionë euro monedha gjatë vitit 2024

13:28, 07/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi:

1.6 milionë euro monedha janë mbledhur në monumentin e Fontana di Trevi përgjatë vitit 2024.

Një shifër rekord që ka shkuar për vepra bamirësie menaxhuar nga shoqata e krishterë "Caritas di Roma".

Legjenda thotë se kush hedh një monedhë në Fontana di Trevi garanton rikthimin e tij në këtë qytet. apo kush hedh një monedhë e shpreh një dëshirë në monumentin më simbolik të Romës, do i realizohet.

E janë me mijëra monedha që "peshkohen" nën ujin e këtij monumenti, e hedhur nga mijëra turistë që e vizitojnë cdo ditë.

Mesatarisht janë rreth 1.5 milionë euro që mblidhen cdo vit nga rituali "i rikthimit" o "realizimit" të cdo turisti që viziton qytetin e përjetshëm e viti 2024 ka shënuar rekordin me 1.6 milionë euro.

Kjo shumë që shkon vit pas viti në rritje sic është dhe fluksi i përditshëm i turistëve, merret në dorëzim nga Karitas Romas sipas një marrëveshje të arritur mes Bashkisë e këtij qyteti.

Mbledhja e monedhave kryhet cdo fillim jave me një protokoll të caktuar vëzhguar nga Policia Bashkiake, e nga ACEA, kompania pëgjegjëse e caktuar për këtë operacion, e cila menaxhon ndricimin e dekorin e qytetit.

Sot është dita e parë për 2025 që kryhet mbledhja e monedhave në monumnetin tashmë të restauruar.

Në këtë fillim viti jubilar të Kishës Katolike, Fontana di Trevi është një nga dhjetra monumentet historike të Romës që i është nënshtruar procesit të pastrimit e restaurimit në pritje të pelegrinëve të shpresës.

Me fshesa të gjata, pompa ujthithëse e me një proces shumë durues që vijon për disa orë, Fontana di Trevi "pastrohet" për t'iu ofruar përsëri turistëve në "realizimin e dëshirave" të tyre.

Dollarë, euro, yen, stërlina e monedha të të gjitha valutave shtrojnë si qilim shtratin nën ujë të Fontana di Trevi.

E jo vetëm por dhe ora dore, unaza, byzylukë, objekte nga më të cuditshmet "peshkohen", bashkë me monedhat që me thasë të mbyllur dërgohen për fazën e higjenizim-dizinfektimit e merren në dorëzim nga Caritas di Roma.

Familje në nevojë, të sëmurë, njerëz në vështirësi, projekte bamirësie financohen cdo vit nga këto monedha e nga pakti i solidaritetit nënshkruar nga Bashkia e Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco