SYRI TV/ Dukati i Vlorës drejt braktisjes totale, në fshat vetëm të moshuar

16:25, 03/03/2024
A+ Aa A-

Fshati Dukat i Vlorës është kthyer në azil për të moshuarit, pasi të rinjtë e këtij fshati në pamundësi për të gjetur një punë ose kanë emigruar ose janë larguar drejt zonave urbane. Sipas banorëve që kanë mbetur në Dukat, në fshatin e tyre dikur kishte mbi 250 nxënës që frekuentotnin shkollën, ndërsa prej 7 vjetësh shkolla e fshatit të tyre ka mbyllur dyert, pasi nuk ka më fëmijë.

Nga SYRI TV

Fshatrat e Shqipërisë po shpopullohen me shpejtësi, ku një fat të tillë ka edhe fshati Dukat i Vlorës. Shumë të rinj të fshatit kanë emigruar jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër kanë zbritur në qytet pasi në vendlindjen e tyre nuk kanë mundësi punësimi…

Dikur në Dukat kishte më shumë 350 familje, ndërsa numri i banorëve i kalonte 1500 persona, tani në këtë fshat ka më pak se 200 njerëz. Të vetmit banorë të këtij fshati janë të moshuarit mbi moshën 65 vjeç.

Të moshuarit që jetojnë në Dukat thonë se fëmijët e tyre janë detyruar të largohen pasi shteti nuk ka bërë asgjë për të gjeneruar punë, madje për shkak të mbingarkesës me taksa edhe për blegtorinë, shumë prej tyre kanë shitur bagëtitë e kanë braktisur vendin.

Fshati Dukat është vetëm 15 kilometër nga deti, ndërsa shpresa e banorëve të zonës është në të ardhmen banesat e tyre t’i kthejnë në bujtina të freskëta për turistët që verojnë në plazh ndërsa për të fjetur do të zgjedhin zonën malore të fshatit Dukat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco