SYRI TV/ 500 familje në Dimal pinë ujë të ndotur, banorët: Kërkojmë zgjidhje nga shteti

13:05, 07/02/2024
A+ Aa A-

Rreth 500 familje të fshatrave në fshatrat Çiflik dhe Arrëz në bashkinë Dimal konsumojnë ujë të ndotur nga mbetjet e naftës. Banorët thonë se prej 20 vjetësh nuk është marrë asnjë masë ndërsa apelojnë për zgjidhje pasi uji po u rrezikon jetën.

Nga SYRI TV

Prej më shumë se 20-vjetësh banorët e dy fshatrave, Çiflik e Arrëz në bashkinë Dimal vuajnë problemin e ujit të pijshëm, i cili në çezma shkon i ndotur.

Depoja kryesore që furnizon këto dy fshatra ndodhet në zonën naftëmbajtëse. Uji që familjet e këtyre fshatrave kanë në banesat e tyre nxirret nga puset që janë në po në ketë zonë, ku nëntoka precipiton mbetjet naftëmbajtëse.

Banorët e kanë ngritur shpesh këtë problem në instancat përkatëse por fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhër dhe pushtetarët i kanë ngopur vetëm me premtimet elektorale të fushatave.

Banorët shprehen se ata janë ngopur vetëm me premtime dhe asnjë punë konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco