SYRI TV/ Ankesa e fermerëve për mungesë të punëtorëve: Kërkojmë, por nuk po gjejmë

15:44, 05/08/2023
A+ Aa A-

Fermerët në zonat e Fierit ankohen për mungesë të punëtorëve. Ata thonë se ky vit ka qenë i mbarë sidomos në pemëtari, por për shkak të mungesë së krahut të punës dhe tregut, shumë prodhime po u shkojnë dëm. Ismet Troka nga fshati Frakull thotë se problem mbetet mungesa e mbështetjes nga shteti. Sipas tij, shteti reklamon subvencionet, por ato i marrin vetëm njerëz të afërm të atyre që janë në pushtet

SYRI TV

Vera e këtij viti cilësohet e mbarë për fermerët, por për mungesë të tregut dhe krahut të punës, një pjesë e prodhimeve bujqësore po u shkon dëm.

Ismet Troka nga Frakulla e Fierit shprehet se ka të mbjella qindra rrënjë nektarinë, por detyrohet t’i vjelë vetëm me bashkëshorten pasi nuk gjen punëtor.

Fermeri Troka ankohet se nuk ka marrë asnjë mbështetje nga shteti, pavarësisht se në televizor ka parë të flitet shumë për shpërndarje subvencionesh.

Kultivuesi i nektarinës thotë se tregun për shitjen e prodhimeve detyrohen ta gjejnë vet pasi grumbulluesit e mëdhenj duan të fitojnë më shumë se fermerët.

Problematika e rritjes së çmimeve nga ana e grumbulluesve shpesh është përkthyer në bllokim të shitjes së prodhimeve, pasi çmimi i lartë në tregun e pakicës ka ulë konsumin e për pasojë edhe kërkesën për të nxjerr më shumë produkte në treg. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të kontrolluar çmimet pasi kjo po penalizon si bujqit, ashtu edhe konsumatorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco